Komuna e Malishevës ka filluar ndërtimin e shtallave për bagëti

15 dhjetor 2020 | 11:44

Në kuadër të realizimit të investimeve në subvencionimin e bujqve lokal, përkatësisht në sektorin e blegtorisë, ka filluar implementimi i këtij projekti, me fillimin e ndërtimit të shtallës për bagëti të imëta, përkatësisht të dhive.

Rexhep Berisha nga Gurbardhi është fermeri më numrin më të madh të dhive.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të shoqëruar edhe nga kryetari i fshatit Bashkim Berisha.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka uruar fermerin për ndërtimin e fermës.

“Në emër të kryetarit të komunës dhe në emër të qeverisë komunale në Malishevë, ju uroj për këtë fermë, si njëri nga përfituesit në shpalljen për subvencionimin përmes ndërtimit të shtallave. Ne si qeveri komunale, jemi të përkushtuar në përkrahjen e fermerëve, përkatësisht në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, si degë e fuqishme ekonomike, dhe sikur viteve tjera, do të vazhdojmë me përkrahje në këtë sektor. Ju e gëzofshi këtë shtallë dhe uroj që ta rrisni fondin e dhive, në mënyrë që sa më shumë të kemi në treg produkte të prodhimeve vendore”, ka thënë nënkryetari Berisha.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, si bartës i realizimit të ndërtimit të shtallave, ka bërë me dije se kjo është një prej shtallave, pronarët e të cilëve janë përfitues të shpalljes për subvencionim përmes bashkëfinancimit. “Ndërtimi i shtallës, ka një shumë prej 17 mijë euro dhe është bashkëfinancim, ku komuna financon 70 për qind të projektit, ndërsa pronari 30 për qind”, ka sqaruar Morina.

Pronari, Rexhep Berisha, e ka falënderuar komunën, për këtë përkrahje, pasi do ta ndihmojë shumë në realizmin e planifikimit të tij për zgjerimin e fondit të dhive, por i ka munguar një shtallë e tillë me standarde.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë me dije se…