Komuna e Malishevës kërkon lehtësimin e masave

26 maj 2021 | 14:05

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, sot ka kërkuar lehtësimin e masave anti covid, pasi situata tashmë është shumë më e qetë dhe lehtësimi i tyre ka ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomik, si dhe zgjidhjen e problemit të mungesës së mjekëve.

Këtë kërkesë, nënkryetari Berisha, e ka bërë sot në takimin e organizuar nga AKK me komunat dhe ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, A.Vitia.

“Me përgjegjësi të plotë e them se situata me pandeminë covid-19 është e qetë dhe shumë e menaxhueshme, prandaj ne kërkojmë lehtësimin e masave, sidomos largimin e kufizimit të lëvizjes dhe lehtësime për gastronominë, pasi kjo ka ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë këtij takimi.

Në këtë takim, nënkryetari Berisha, gjithashtu ka kërkuar nga ministri Vitia, edhe zgjidhjen e problemit të mungesës së mjekëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me prejardhje shqiptare Toni Domgjoni ka zyrtarizuar transferimin e…