Komuna e Malishevës prinë në punësim të punëtorëve me nevoja të veçanta

08 nëntor 2018 | 13:33

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të enjten në takim pune punëtorët me nevoja të veçanta të punësuar në disa departamente të kësaj komune.

Begaj ka thënë se këta punëtorë janë shembulli i shoqërisë sonë. “Jeni shembulli i të barabartëve në të gjitha fushat, kjo dëshmohet me shkollimin akademik tuajin dhe cilësinë e shërbimeve që u bëni qytetarëve gjatë orarit të punës, në përmbushjen e kërkesave të tyre. Unë do të vazhdojë t’ju mbështesë në integrimet e mëtejshme”, është shprehur Begaj.

Të punësuarit Arben Krasniqi, i cili ka të përfunduar Fakultetin e Edukimit, Elfete Zogaj sociologe dhe Atifete Gashi me Fakultet Ekonomik, theksuan se Komuna e Malishevës prinë në punësim të punëtorëve me nevoja të veçanta para shumë komunave tjera në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u zotua para tyre se do të vazhdojë edhe në të ardhmen ta ketë për prioritet punësimin e kësaj kategori të shoqërisë sonë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini ka njoftuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë…