Komuna e Malishevës do ta përkrah Shoqatën “Mëma” për bletar

20 mars 2018 | 14:26

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, para anëtarëve të Shoqatës së bletarëve “Mëma” ka thënë se komuna do të jetë në mbështetje të kësaj shoqate me subvencionim për këtë veprimtari bujqësore.

“Edhe këtë vit nuk do të mungojë përkrahja institucionale e komunës”, ka thënë drejtori Hoxha.

Kryetari i Shoqatës së Bletarëve “Mëma”, Salih Bytyçi, ka thënë se kjo veprimtari prodhuese në territorin e Malishevës ka shënuar zhvillim të hovshëm, e cila ka mbi 5 mijë koshere bletësh.

Ai ka bërë me dije se me këtë degë bujqësore merren mbi 200 anëtarë.

Shoqata e Bletarëve “Mëma” në Malishevë ka mbajtur të martën fazën e dytë të punëtorisë me temën “Monitorimi i sëmundjes së bletëve nga sëmundja ‘Mortaja amerikane’”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur…