Komuna e Mamushës e demanton IKSHPK-në: Sot nuk kemi asnjë vdekje

18 nëntor 2020 | 17:13

Sot në raportin e Institutit të Shëndetësisë Publike është dhënë lajmi që gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona nga Covid-19 ku në mesin e tyre edhe një 31-vjeçar nga Mamusha, por që lajmin për të riun e ka demantuar kjo komunë.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Mamushës, Rujdi Mazreku ka thënë se sot nuk ka asnjë të vdekur në këtë komunë.

“Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga Covid-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri 31-vjeçar nga Komuna e Mamushës! Me këtë ne Ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje natyrale ashtu edhe asnjë vdekje nga Covid-19”, ka thënë Mazreku. Po ashtu, ai thotë se rasti në fjalë është për një 72 vjeçare që vdiq dje.

“Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 72 vjeçare”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"EURO NDERTIMI AL", Sh.P.K me seli në Dobrushë, Istog, me…