Komuna e Mitrovicës dhe IADK vazhdojnë të mbështesin fermerët

29 janar 2019 | 15:09

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të martën në takim drejtorin ekzekutiv të IADK-së, Zenel Bunjaku,

me ç’rast kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuara nga IADK-ja në komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast nënkryetari Mujka ka falënderuar IADK-në dhe veçanërisht drejtorin Bunjaku për bashkëpunim të ndërsjellët dhe të frytshëm, falë të cilit në bujqësinë e komunës janë realizuar një varg projektesh të rëndësishme, që kanë ndikuar në shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, e vlerësoi të suksesshëm bashkëpunimin me komunën e Mitrovicës dhe premtoi se IADK- do të vazhdoj të mbështesë projektet nga fusha të ndryshme të fermerëve mitrovicas.

Po ashtu edhe drejtori i Bujqësisë, Ekrem Sadiku, ka falënderuar drejtorin Bunjaku dhe organizatën e tij për këtë bashkëpunim kaq të rëndësishëm për fermerët e Mitrovicës. “Falë IADK-së në komunën e Mitrovicës janë realizuar  shumë projekte të rëndësishme të cilat kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e kushteve në ekonomitë bujqësore dhe shtimin e interesimit të fermerëve për tu marrë me bujqësi”, ka thënë drejtori Sadiku.

Komuna e Mitrovicës do të bëjë bashkëfinancimin e projektit në vlerë prej 20 për qind të investimeve nga projekti, të mbështesë procesin e zbatimit të projektit, do të ofrojë përkrahje profesionale, të lehtësojë mbajtjen e trajnimeve dhe këshillave për të gjithë përfituesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Administratë Publike ka miratuar sot amandamentet e Projektligjit…