Komuna e Mitrovicës dhe Kolegji IBCM do vazhdojnë bashkëpunimin

13 shtator 2018 | 14:26

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim drejtoreshën e Kolegjit ndërkombëtar IBCM në Mitrovicë, Mihane Kerolli, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm dhe mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi.

Fillimisht kryetari Bahtiri dhe drejtoresha Kerolli e kanë vlerësuar të suksesshëm bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet komunës dhe këtij kolegji, duke shtuar se ka gatishmëri dhe mundësi reale për të zgjeruar dhe thelluar këtë bashkëpunim.

Në takim është biseduar edhe për çështjen e regjistrimit të ndërtesës së Kolegjit IBCM, dhe mundësinë e vazhdimit të kontratës për shfrytëzimin e pronës komunale.

Bahtiri ka premtuar se do të vazhdojë mbështetjen e Kolegjit IBCM, edhe në të ardhmen, duke përfshirë këtu të gjitha kërkesat që janë në suazat ligjore dhe brenda mundësive që ka Komuna e Mitrovicës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, ka pritur…