Komuna e Mitrovicës dhe policia ofrojnë siguri për banorët e Kçiqit të Madh pas rasteve të vjedhjeve

19 nëntor 2020 | 13:31

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, si dhe komandantin e Policisë së Stacionit Jugor në Mitrovicë, Ahmet Xhosha, me zyrtarë policorë, janë mirëpritur në takimin e paraparë me kryesinë e fshatit Kçiq i Madh, ku morën pjesë edhe disa banorë nga ky fshat.

Qëllimi i këtij takimi ishte të njoftohen banorët lidhur me menaxhimin e situatës së sigurisë në fshatin Kçiq të Madh, paraqitja e shqetësimeve dhe kërkesat e banorëve, si dhe ofrimi i mbështetjes nga institucionet përgjegjëse, lidhur me rastet e fundit të vjedhjeve në shtëpitë e banorëve të këtij fshati.

Fillimisht kryetari Bahtiri, ka thënë se ndihet i nderuar që ndodhet në mesin e banorëve të Kçiqit, dhe se bashkë ndjenë me situatën në të cilën ndodhen, dhe shqetësimet që kanë ata me rastet e vjedhjeve të ditëve të fundit në këtë fshat.

Më tutje kryetari Bahtiri, ka thënë se qëllimi kryesor i vizitës së tij në fshatin Kçiq është ofrimi i mbështetjes maksimale nga ana e komunës dhe e Policisë së Kosovës, për t’ju ndihmuar në aspektin e sigurisë dhe përkrahjen e kërkesave apo shqetësimeve të tyre.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës Sh.A,…