Komuna e Mitrovicës do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020

26 tetor 2020 | 15:51

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që çdo fëmijë i lindur në vitin 2020, do të përfitojë ndihmë prej 100 eurosh, raporton “Epoka e re”.

Ky vendim është marr të hënën në mbledhjen emergjente të komunës, e cila është thirrur nga kryetari Agim Bahtiri.

“Me këtë rast, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka njoftuar asamblistët lidhur me shkresën e Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e mjeteve të ndara në kategorinë e shpenzimeve të fondit rezervë, që ka qenë i paraparë për mbulimin e obligimeve me rastin e aprovimit të ligjit të pagave në sektorin publik, e meqë ky ligj nuk hyri në fuqi, nga shuma e përgjithshme e ndarë për komunat e Kosovës, Komuna e Mitrovicës ka përfituar 1.5 milionë euro”, është thënë në njoftimin për medie të kësaj komune, duke treguar se ku do të merren këto mjete.

“Ku pas disa diskutimesh, kjo pikë me shumicë votash është miratuar nga asamblistët komunal, me ç’ rast 240 mijë janë destinuar për Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, ku 120 mijë euro do të ndahen për të porsalindurit, duke i subvencionuar me nga 100 euro çdo grua (nënë) që ka lindur në vitin 2020, ndërsa shuma tjetër do të ndahet për pagesa të qirasë së banimit të familjeve me asistencë sociale, 50 mijë euro për Drejtorinë e Shëndetësisë si dhe pjesa tjetër do të destinohet për investime kapitale”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar për…