Komuna e Mitrovicës do t’i rrënojë shtëpitë pa leje në Suhadoll

08 tetor 2018 | 12:13

Bordi i Drejtorëve të Komunës së Mitrovicës ka mbajtur të hënën mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.

Vehbi Ahmeti nga Drejtoria e Inspekcionit, ka njoftuar anëtarët e Bordit se 19 tetori është caktuar si data për rrënimin e shtëpive të ndërtuara pa leje dhe në pronë publike të cilat ndodhen tek Liqeni Akumulues në Suhadoll, ndërsa që ajo hapësirë është e nevojshme për implementimin e projekteve të pa përfunduara në kuadër të projektit të liqenit.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se kjo çështje mund të zgjidhet duke e shfrytëzuar lokacionin i cili gjendet në afërsi të Kompanisë Rajonale Uniteti.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka njoftuar të pranishmit se Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dërguar shkresë për të gjitha komunat me të cilën njofton se nga tash Drejtoria e Prokurimit me rastin e shpalljes së tenderëve, si kusht për operatorët duhet të vendos edhe kryerjen obligimeve nga tatimi në pronë.

Drejtori Gashi ka kërkuar që drejtorët që t’i zbatojnë vërejtjet e dala nga Raporti i Auditorit, sepse tani e tutje komunat do të shpërblehet ose ndëshkohet varësisht nga përmirësimi i të gjeturave të auditorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot takimin bilateral…