Komuna e Mitrovicës e interesuar në zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve

06 korrik 2018 | 15:00

Në ambientet e Komunës së Mitrovicës është mbajtur takimi në të cilin është diskutuar për shqetësimet e qytetarëve të adresuara përmes platformës “ndreqe.com” si dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet komunale.

Pjesë e këtij takimi ishte komandanti i stacionit policor në jug, Ahmet Xhosha, shefi i kabinetit të kryetarit, Nehat Bahtiri, Fisnik Ibrahimi nga Drejtoria për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Irfan Peci nga Drejtoria e Mjedisit si dhe përfaqësuesit e platformës “Ndreqe.com”, Jetmir Bakija dhe Hazir Isufi.

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit janë pajtuar që të zhvillohet një plan operativ për eliminimin e disa deponive ilegale, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në disa lagje të qytetit, vendosja e tabelave të reja informuese dhe zgjidhja e disa ankesave të raportuara nga qytetarët në këtë platformë.

Nga pjesëmarrësit e këtij takimi është kërkuar edhe vetëdijesim më i madh i qytetarëve lidhur me hedhjen e mbeturinave kur dihet se në tërë qytetin e Mitrovicës janë të instaluar kontejnerët për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih…