Komuna e Mitrovicës interesohet për personat me aftësi të kufizuara

03 dhjetor 2019 | 15:36

Për nder të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama ka vizituar Qendrën për persona me aftësi të kufizuara në Mitrovicë “HANDIKOS”, me ç’rast është pritur nga drejtoresha e kësaj qendre, Myrvete Hasani.

Me këtë rast, Rama ka uruar të pranishmit shënimin e kësaj dite, duke thënë se Komuna e Mitrovicës është vazhdimisht e interesuar që të ndihmoj këtë kategori me kushte më të mira për jetë. “Ne do të japim kontributin tonë në vazhdimësi që të jemi sa më pranë njerëzve në nevojë, qoftë me projekte, qoftë me ofrimin e kushteve dhe integrimin dhe trajtimin e tyre të barabartë në shoqëri”, ka thënë Rama.

Po ashtu, ai ka theksuar e së shpejti do të fillojë renovimi i ish-objektit të Qendrës për Punë Sociale, duke e bërë atë Qendër për Personat me Aftësi të Kufizuara ku do të krijohet qasje shumë më të lehtë dhe humane për këtë kategori si dhe fëmijët mund ta kalojnë gjithë ditën apo edhe natën në atë qendër dhe do të kenë mundësinë të trajnohen për kryerjen e ndonjë zanati që të mund t’i shërbejë më vonë për punësim.

Ndërsa, drejtoresha e kësaj qendre, Myrvete Hasani ka falënderuar Ramën për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Mitrovicës, duke ndihmuar në realizimin e shumë projekteve që janë në interes të këtyre personave.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Ferizaj, në bashkëpunim…