Komuna e Mitrovicës ka evakuar 16 familje në lagjen “Adem Voca”

21 janar 2023 | 14:24

Pas situatës së krijuar nga vërshimet dhe rritjes së nivelit të ujit nga lumi Ibër, janë evakuar 16 familje në lagjen “Adem Voca”, në Mitrovicë.

Evakuimi i këtyre familjeve është bërë nga ekipet emergjente komunale, me ç’ rast iu është zgjidhur çështja e banimit, duke i strehuar në objekte të kontraktuara nga komuna si dhe janë furnizuar me ushqim të rregulltë, veshmbathje dhe pako higjienike.

Komuna e Mitrovices do te vazhdojë të qëndrojë afer të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit