Komuna e Mitrovicës ndan 85 motokultivatorë për fermerët

02 gusht 2023 | 14:49

Komuna e Mitrovicës ka ndarë 85 motokultivatorë për fermerët mitrovicas, në mënyrë që atyre t’iu krijojë kushte sa më të mira të punës.

Me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve, ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, i cili ka uruar fermerët përfitues.

“Shpreh falënderime dhe mirënjohje për fondacionin ‘Islamic Relief’, të cilët na kanë mbështetur në realizimin e shumë projekteve. Uroj të gjithë fermerët përfitues, ndërsa përpjekjet tona për rritje të subvencioneve në sektorin e bujqësisë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate ka…