Komuna e Mitrovicës ofron mundësi për punë praktike me pagesë për studentët

07 janar 2021 | 14:18

Komuna e Mitrovicës respektivisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), është duke zbatuar projektin “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë” projekt dyvjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Projekti përfshin komunat: Mitrovicë e Jugut dhe Shtime.

“Në kuadër të aktiviteteve të projektit është planifikuar edhe përkrahja e studentëve me punë praktike si mundësi për punësim apo vetëpunësim. Përmes këtij aktiviteti do të organizohen pesë ditë trajnime profesionale dhe studentët do të sistemohen në punë praktike me pagesë në kompani, organizata apo institucione përkatëse të cilat ata do t’i kenë përcaktuar paraprakisht”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Kjo komunë ka ftuar studentët e drejtimit të bujqësisë dhe të teknologjisë ushqimore të aplikojnë për angazhim në program të praktikës që përshtatet me profesionin e tyre.

“Gjatë zbatimit dyvjeçar të projektit do të përkrahen gjithsej 20 studentë me punë praktike apo 10 studentë në vitin 2021 dhe 10 studentë në vitin 2022. Ky grup do të angazhohet në punë praktike në kompani, institucione dhe organizata të ndryshme për një periudhë prej tre muajve me kompensim në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit dhe komunikimit”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës, e cila linkun për aplikim e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama…