Komuna e Mitrovicës subvencionon 150 fermerë me pleh artificial

23 maj 2022 | 16:33

Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të projekteve për mbështetje të fermerëve, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratat me 150 fermerët përfitues të cilët janë subvencionuar me 30 mijë kg pleh artificial dhe me dy lloje të plehrave.

Me rastin e nënshkrimit të kontratave i pranishëm ishte drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, i cili me një fjalë rasti iu është drejtuar të gjithë fermerëve të pranishëm.

“Në emër të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me lejoni që të përgëzoj të gjithë fermerët përfitues, duke iu dëshiruar berqet e punë të mbarë. Shpresoj se kjo mbështetje dhe subvencionet e radhës të cilat do të realizohen në të mirë të fermerëve të Mitrovicës do të mundësojnë që të kemi shumëllojshmëri të prodhimeve dhe rritje të rendimenteve bujqësore”, ka thënë Kadriu.

Ndërsa, fermerët përfitues pas nënshkrimit të kontratave dhe pranimit të subvencioneve falënderuan komunën për mbështetjen e dhënë dhe interesimin e treguar në përkrahje të sektorit të bujqësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…