Komuna e Podujevës ka hapur thirrjen për subvencionimin e bizneseve prodhuese

13 janar 2023 | 13:55

Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit në Podujevë ka hapur thirrjen për subvencionimin e investimeve në kapacitetet prodhuese.

Vlera financiare e mbështetjes do të jetë 200,000 euro.

Komuna e Podujevës do të subvencionojë 30 për qind të vlerës së investimit në kapacitetet prodhuese (maksimumi 10,000 euro për një përfitues).

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 10 shkurt.

“Siç jemi zotuar para qytetarëve dhe bizneseve në fushatën zgjedhore se do të promovojmë dhe mbështesim bizneset prodhuese në rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese, ashtu edhe po veprojmë”, ka thënë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Formulari i aplikimit mund të shkarkohet në këtë link: https://kk.rks-gov.net/podujeve/category/njoftimetshpalljet/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të premten…