
Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje për shërbime të energjisë me FKEE-në
30 dhjetor 2024
| 16:36
Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, ka nënshkruar marrëveshje për Shërbime të Energjisë me drejtorin e Fondit e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE), Driton Hetemi për Zbatimin e Masave të Efiçiencës së Energjisë në katër shkolla të komunës.
Marrëveshja për Shërbime të Energjisë parasheh: Mbështjellësin termik të objektit dhe sistemin e ngrohjes, shërbime këto të cilat do të ofrohen në objektet shkollore: ShFMU “Ali Ajeti” ShFMU “Hamit Sejdiu”, ShFMU “Shefki Kuleta”, dhe ShFMU “Isa Boletini”.
Këto investime do të ndikojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shkollat e lartëpërmendura. Kosto e tërësishëme e investimit për këtë projekt është 734.956.22 euro.