Komuna e Podujevës pranon donacion një kombi-bus nga NLB Banka

15 dhjetor 2023 | 17:32

Sot gjatë ditës kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshje me përfaqësuesen e NLB Banka për pranimin e një kombi-bus, si formë donacioni për organizatën HANDIKOS në Podujevë.

Qëllimi i dhurimit të donacionit është lehtësimi i bartjes së personave në Handikos dhe plotësimin e nevojave të tyre.

Gjatë ceremonisë së donacionit mori pjesë edhe drejtori i Handikos-it në Podujevë, Idriz Hoxha.

Kryetari Bulliqi i falënderoi përfaqësuesit e bankës NLB për donacionin, si dhe shprehu zotimin e tij për angazhimin institucional në përmirësimin e kushteve të personave me aftësi të veçanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktiviteti tradicional “Superheronjtë”, është organizuar edhe këtë vit në Qendrën…