Komuna e Preshevës me donacionin e Qeverisë së Kosovës rimburson të dëmtuarit nga vërshimet

28 dhjetor 2021 | 14:09

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani përmes një njoftimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka bërë të ditur se është mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal, ku si pikë e vetme e rendit të ditës ka qenë njoftimi i lejimit nga ana e Thesarit të Republikës së Serbisë, që mjetet donacion i ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës të kalojnë në buxhetin e Komunës së Preshevës, njofton “Epoka e re”.

“Për shkak të pengesave të jashtëzakonshme burokratike nga ana e Thesarit të Republikës së Serbisë, të cilat çuan në situatën që sanimin e dëmeve, u detyruam që të njëjtën ta bëjmë me mjetet e buxhetit komunal dhe donacionit të Bashkisë së Tiranës. Meqenëse më në fund këto pengesa sa i përket transferit të këtyre mjeteve u tejkaluan me sukses, sot morëm Vendim që me mjetet nga Republika e Kosovës të rimbursohen të dëmtuarit nga vërshimet, bazuar në raportin e komisionit për vlerësimin e dëmeve”, ka shkruar Sinani.

Postimi i plotë i kryetares së Preshevës, Ardita Sinani:

Pas transferit të mjeteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës pas vërshimeve në komunën e Preshevës, sot mbajtëm mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Komunal. Pikë e vetme e rendit të ditës ishte rimbursimi i mjeteve të donacionit, mjete të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i dhuroi komunës sonë për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Për shkak të pengesave të jashtëzakonshme burokratike nga ana e Thesarit të Republikës së Serbisë, të cilat çuan në situatën që sanimin e dëmeve, u detyruam që të njejtën t’a bëjmë me mjetet e buxhetit komunal dhe donacionit të Bashkisë së Tiranës.

Meqenëse më në fund këto pengesa sa i përket transferit të këtyre mjeteve u tejkaluan me sukses, sot morëm Vendim që me mjetet nga Republika e Kosovës të rimbursohen të dëmtuarit nga vërshimet, bazuar në raportin e komisionit për vlerësimin e dëmeve. Të gjithë të dëmtuarve nga vërshimet do t’iu ndahet vlerë e barabartë e mjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i ujit në…