Niveli i ujit në Batllavë dhe Badoc nën kuotat maksimale

28 dhjetor 14:03

Mungesa e reshjeve ka bërë që niveli i ujit në liqenet akumuluese në Batllavë dhe Badoc të jetë nën kuotën maksimale.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka bërë me dije se Badoci është 6 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, ndërsa liqeni i Batllavës 3.5 metra larg këtij niveli.

“Liqeni i Badocit, 643.80 m mbi nivelin e detit, ose 6.05 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Liqeni i Batllavës, 631.47 m mbi nivelin e detit, ose 3.54 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Ujin mund ta zëvendësojë vetëm uji! I domosdoshëm në çdo moment të jetës”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka thënë se Kosova…