Komuna e Prishtinës do t’i dënojë partitë që shpërndajnë fletushka zgjedhore

17 shtator 2019 | 14:34

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës do të dënojë të gjitha subjektet politike të cilat do të shpërndajnë fletushka për të bërë fushatë zgjedhore.

Ky aksion do të nis nga dita e mërkurë, ndërkaq shuma e dënimit për një fletushkë do të jetë 90 euro për secilin lokacion që do të gjenden.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë me dije që kjo drejtori ka pranuar një varg ankesash nga qytetarët, për shpërndarje të fletushkave të subjekteve politike, nëpër objektet kolektive.

Ai ka thënë se shpërndarja e fletushkave nëpër makina, shtëpi, hyrje kolektive, e gjetiu, është e ndaluar dhe cilësohet si ndotje e mjedisit. “Subjektet që tashmë e kanë bërë këtë veprim, obligohen që t’i pastrojnë të gjitha lokacionet. Në të kundërtën, nga 18 shtatori, kudo që hasim në fletushka të tilla, do ta zbatojmë Udhëzimin Administrativ për Gjobat Mandatore, njësoj sikur për fletushkat e bizneseve. Pra, nga 90 euro gjobë për secilin lokacion (veturë; shtëpi; kat banese)”, ka thënë Tahiri.

Ai ka pohuar se ekipet e Inspekcionit, në bashkëpunim me qytetarët e Prishtinës, do të angazhohen maksimalisht për mjedis sa më të pastër edhe gjatë fushatës. “Nuk do të ketë tolerime për askënd, as për subjektin që unë i përkas, nëse e bën të njëjtën shkelje”, ka thënë Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e…