Komuna e Prishtinës do t’i mbështesë me 500 euro lehonat me asistencë sociale

10 maj 2022 | 15:08

Komuna e Prishtinës do t’i mbështes me 500 euro nënat lehona të cilat janë përfituese të skemës sociale.

Kjo u bë me dije të martën gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Sipas Premtim Fazliut nga drejtoria për Mirëqenie Sociale, nga muaji janar deri në muajin prill kanë qenë 17 lindje të kësaj kategorie.

Në bazë të kalkulimeve të prezantuara, brenda një viti rreth 70 nëna lehona do jenë përfituese të kësaj skeme, ose në kosto financiare i bie 35 mijë euro.

Ndërkaq, ndihma përfshinë periudhën prej datës 1 janar 2022 dhe me mundësi që të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Po ashtu është shfuqizuar pakoja emergjente “Prishtina 2”, e cila ishte miratuar si ndihmesë për bizneset gjatë kohës së pandemisë.

Valbona Makolli, drejtoreshë e Financave, në Komunën e Prishtinës, ka bërë me dije se nga 51 milionë euro të parapara për këtë pako, 210 mijë prej tyre kanë mbetur të pashfrytëzuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi është paraqitur në seancën dëgjimore para Gjykatës…