Komuna e Prishtinës fillon shpërndarjen e drunjve për familjet në nevojë

18 dhjetor 2018 | 12:08

Komuna e Prishtinës ka filluar sot shpërndarjen e drunjve për familjet në nevojë. Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, ka treguar se mbi 250 metra dru të grumbulluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë do të shpërndahen për 86 familje me nevojë.

“Sot ka filluar shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë. Gjatë javëve të kaluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë janë grumbulluar mbi 250 metra drunjë të cilat po i shpërndajmë për 86 familje. Falënderojmë punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka vlerësuar se…