Komuna e Prishtinës gjobitë bizneset që shpërndajnë fletushka si formë marketingu

20 maj 2019 | 13:38

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje bizneseve që mos t’i shfrytëzojnë broshurat si formë marketingu.

Kjo komunë ka bërë me dije se do të gjobiten çdo kompani dhe biznes, i cili shpërndanë broshura/fletushka në hyrje të banesave kolektive.

“Kompanitë dhe bizneset që shfrytëzojnë fletushkat dhe broshurat si formë marketingu, janë njoftuar publikisht, se nga data 1 maj 2019, se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatore. Kur fletushkat shpërndahen në shumë hyrje, e në shume kate, dënimi prej 90 euro shumëzohet dhe kjo shumë rritet. Ju bëjmë thirrje kompanive dhe bizneseve edhe njëherë, që ta ndalin këtë lloj të marketingut , konsiderojnë forma tjera të reklamimit dhe që t’i respektojnë ligjet, udhëzimet administrative dhe rregulloret, në mënyrë që të shmangin gjobat”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është…