Komuna e Prishtinës i jep 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private

07 korrik 2023 | 08:20

Nga shtatori i këtij viti pritet të fillojë subvencionimi i familjeve në vlerë prej 70 eurosh për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.

Këtë e konfirmoi drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.

“Po, prej shtatorit pritet me fillu”, tha ajo për Front Online.

Prej kësaj shume do të përfitojnë rreth 120 familje.

“Mjetet do të ndahen për rreth 120 familje. Tani do ta bëjmë vetëm verifikimin. Do të kërkojmë trustin, xhirollogarinë bankare, që mos me mund me na gënjyer njerëzit”, tha ajo

Për këtë vit janë ndarë 100 mijë euro.

Por, Musmurati nuk përjashton mundësinë që vitin tjetër do të rritet buxheti për këtë subvencionim.

“Po, kjo është për një vit, ndoshta vitin tjetër e rrisim buxhetin. Kjo është hera e parë që po e bëjmë. Të shikojmë njëherë sa aplikime po kemi, qysh po shkon puna”, deklaroi ajo.

Përveç kriterit që është për ato familje që kanë të ardhura mujore më pak se 500 euro, Musmurati thotë se do të ketë edhe kritere të tjera.

“Tani jemi duke e bërë listën e kritereve të sakta, dhe listën e çerdheve që janë të licencuara prej ministrisë, çerdhet private, dhe mandej vazhdojmë”, tha ajo.

Musmurati më parë ka thënë se janë detyruar të bëjnë një bashkëpunim të tillë me kopshtet private, pasi që është numër tejet i vogël i kopshteve publike.

Komuna e Prishtinës ka miratuar vendimin për subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke zhvilluar një tur…