Komuna e Prishtinës liron hapësirat publike të zëna nga kafenetë

28 qershor 2022 | 14:04

Të dyja anët e rrugës “Rexhep Luci” afër Kino ABC, janë të mbushura me karrige dhe tarraca të kafeneve dhe restoranteve në Prishtinë.

Duke zënë hapësirat publike, ka disa vjet që pronarët e lokaleve nuk paguajnë tatim për to, të cilët i kanë zgjeruar dhe kanë vendosur tarracat pa pasur ndonjë kriter.

Por, ka kohë që komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë së martës, Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafiterit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj…