Komuna e Prishtinës merr aksion kundër taksive ilegalë dhe autobusëve ndërurbanë

28 mars 2023 | 15:05

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se Drejtoria e Inspekcionit është duke punuar në lirimin e komunikacionit nga parkimi dhe qarkullimi i taksive ilegal dhe autobusëve ndërurban nëpër kryeqytet.

“Aksioni i inspektorëve të rendit komunal, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po bëhet për të evituar ngarkesën e cila po krijohet nga këta operatorë, me qëllim që të njëjtit të kenë Stacionin e Autobusëve si pikë të vetme ndalese dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje. Kontrollet e tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijesimin e plotë. Rregullat duhet të zbatohen nga të gjithë!”, thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Diego Simeone dhe Atletico Madrid mund të ndahen në…