Komuna e Prishtinës rrënon një mbindërtim në lagjen “Dardania”

11 shkurt 2022 | 14:26

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë, pas njoftimit për mbindërtimet që po zhvilloheshin në hapësirat e një objekti kolektiv në lagjen “Dardania”, ndërmori menjëherë masa për rrënimin e punimeve.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Prishtinës që të heqin dorë nga çdo lloj ndërtimi që nuk përkon me ligjin. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me organet e komunës është jetik për transformimin e Prishtinës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur të…