Komuna e Prishtinës së shpejti fillon shpërndarjen e faturave për mbeturinat

07 prill 2019 | 16:17

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të fillojë me shpërndarjen e faturave të mbeturinave për tre muajt e ardhshëm.

“Faturat e mbeturinave për tre muajt e ardhshëm janë gati dhe do të fillojnë që të shpërndahen nëpër adresat e juaja. Krejt çka ju duhet për të shkarkuar faturën dhe kartelën financiare online, është numri personal i juaji. Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në adresën: [email protected]. Të kujdesemi dhe të e mbajmë pastër mjedisin ku jetojmë dhe i rrisim brezat e ardhshëm! Të kujdesemi për Prishtinën!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur Angelina Jolie thotë se nuk e ka…