Komuna e Prishtinës shpërblen më të mirët e vitit 2022!

04 mars 2023 | 16:00

Të premtën komuna e Prishtinës, respektivisht drejtoria e Sportit që drejtohet nga Granit Rugova kanë mbajtur ceremoninë e shpalljes së “Laureatëve të Vitit 2022” ku ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit që lam pas.

Komisioni i përbërë nga shtatë anëtarë ka përzgjedhur më të mirët në 13 kategori.

Kështu ka bërë të dituar drejtori Rugova përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Rugovës:

Shpërblyem më të mirët e vitit 2022!

Mbrëmë, në një ceremoni të veçantë, kemi shpërblyer më të mirët e Kryeqytetit për vitin 2022.

Jam tejet i lumtur dhe krenar me suksesin e arritur të të gjithë këtyre sportistëve dhe klubeve të mrekullueshme, të cilat, përtej të gjitha sfidave, po synojnë dhe ndjekin rezultatet kulminante.

Si Drejtori për Sport, do të bëjë gjithçka që është e mundur për të përmirësuar infrastrukturën sportive të kryeqytetit, për të gjitha klubet, që ato të kenë mundësi të përmbushin potencialin e plotë të sportistëve të tyre.

Falënderoj bashkëpunëtorët, jurinë, sportistët, klubet për një vit tejet të suksesshëm. Megjithatë, më e mira është përpara nesh. Andaj, mos u ndalni në kërkim të sukseseve dhe madhështisë.

Prishtina do të bëhet Qytet i Sportit. Në këtë mision, ju ftoj të gjithëve që të bashkoheni me ne dhe ta jetësojmë sa më parë.

Urime nga zemra dhe suksese tutje ?.

Komuna e Prishtinës #Kryeqyteti #DrejtoriaPerSport #SkaMuNal ⚪️?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premtën Komuna e Prishtinës ka mbajtur ceremoninë “Laureatët e…