Komuna e Prizrenit fillon vendosjen e pengesave në rrugë për siguri në trafik

12 maj 2019 | 15:14

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka filluar vendosjen e pengesave në rrugë me qellim të ngritjes së sigurisë në trafik.

“Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik, sidomos në ato pjesë ku ka fluks më të madh të qarkullimit të këmbësorëve, Komuna e Prizrenit këto ditë ka filluar punimet për vendosjen e pengesave në rrugë për ngadalësimin e shpejtësisë së makinave, si dhe zëvendësimin e pengesave të dëmtuara me ato të reja. Punimet aktuale janë duke u kryer në unazën kryesore të qytetit, ku me këtë synohet edhe zvogëlimi i numrit të aksidenteve në trafik”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit, e cila drejtohet nga Mytaher Haskuka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 20-vjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Njazi…