Komuna e Prizrenit mundëson falas kastrimin e qenve shtëpiak

05 shkurt 2019 | 15:51

Komuna e Prizrenit ka njoftuar të gjithë qytetarët e saj se mund t’i kastrojnë falas qentë e tyre.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët janë pronarë të qenve që qentë e tyre mund të kastrohen apo sterilizohen falas. Nëse bëni sterilizimin e qenit tuaj, gjithashtu falas ofrohet vaksinimi, dehelmetizimi dhe vendosja e çipit identifikues. Në qoftë se qeni i juaj është rëndë i sëmurë, me eutanazi i ndihmohet që në mënyrë mjekësore dhe humane të pushojë lehtë, shpejt dhe pa dhimbje”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Kjo komunë ka bërë me dije se kastrimi i qenve bashkëorganizohet nga organizata ndërkombëtare “StrayCoco”, Fondacioni për të drejtat e Kafshëve dhe “Kosovo Small Animal Welfare”. “Për më shumë informata kontaktoni në numrin 049 714 124”, ka njoftuar kjo komunë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të…