Komuna e Prizrenit vjen me njoftim për familjet me gjendje të rëndë ekonomike

27 mars 2020 | 13:12

Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është duke u kujdesur në përmbushjen e nevojave të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike, duke i furnizuar ato me pako ushqimore gjatë këtyre ditëve të izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Familjet me gjendje të rëndë ekonomike janë përzgjedhur sipas databazës së Qendrës për Punë Sociale.

“Me anë të këtij njoftimi ftojmë familjet e tjera me gjendje të rëndë ekonomike të cilat nuk janë të përfshirë në kategoritë sociale dhe nuk gjenden në databazën e Qendrës për Punë Sociale, të paraqiten në Qendrën e Thirrjeve të Komunës së Prizrenit në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo të shkruajnë në ‘Viber’ dhe ‘WhatsApp’ në numrin +383 45 119 200 për të qenë përfitues potencialë me pako ushqimore. Familjet e paraqitura në Qendrën e Thirrjeve fillimisht do të verifikohen nga komisioni i QPS-së për gjendjen e tyre ekonomike dhe më pas do të furnizohen me pakot ushqimore”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka regjistruar 769 viktima në 24 orët e fundit…