Komuna e Rahovecit dhe USAID-i nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

27 shtator 2022 | 16:12

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim zyrtarë nga USAID-i, në krye me drejtoreshën Jennifer Ober me ç’rast nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit në mes të Tetra Tech ARD, Inc. – Zbatuesi i Aktivitetit të USAID Kosovo Qeverisja e Pronës dhe Komunës së Rahovecit në lidhje me zbatimin e përbashkët të aktivitetit qeverisja e pronës.

Aktiviteti i USAID Kosovo Qeverisja e Pronës është një aktivitet pesëvjeçar që synon të përmirësojë sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë për të reduktuar korrupsionin, rritur fuqizimin e grave dhe përmirësuar të drejtat formale të pronës dhe investimet në pronën e paluajtshme.

Aktiviteti, në partneritet me shoqërinë civile, sektorin privat dhe akterë të tjerë do të avancojnë zhvillimin ekonomik dhe demokratik në Kosovë.

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se mbetet e hapur për bashkëpunime të tilla të cilat forcojnë të drejtat pronësore duke përmirësuar proceset e zyrave kadastrale komunale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Japonisë ka mbajtur të martën ceremoninë zyrtare në…