Ish-këshilltari i Thaçit: Ai duhej të ishte në varrimin e Abes

27 shtator 2022 | 16:09

Shteti i Japonisë ka mbajtur të martën ceremoninë zyrtare në nderim të kryeministrit Shinzo Abe, që është vrarë muaj më parë gjatë një fjalimi në fushatën zgjedhore.

Atje është duke qëndruar Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, bashkë me vartësin e tij, Hekuran Murati.

Për ceremoninë e Abes ka shkruar edhe Ismail Syla, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Sot, Japonia me nderime shtetërore, që nuk po kalojnë pa kundërthënie, i jep lamtumirën e fundit kryeministrit Abe. Presidenti Thaçi do të duhej të ishte i pranishëm…”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në botën e zhvilluar diplomacia ndërtohet në shtylla të shumta,…