Çitaku: Tani është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime konkrete
18 nëntor 2026
| 16:21
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se së bashku me grupin punues për mbrojtjen e çlirimtarëve në fazën e apelit në Hagë, është takuar me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Në një postim në “Facebook”, Çitaku ka thënë se tani është momenti që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet me veprime konkrete.
“Tani është koha që unitetin politik e institucional ta dëshmojmë me veprime dhe mbështetje konkrete për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel”, ka shkruar ajo.
Më tutje, Çitaku ka shtuar se do të qëndrojnë pranë tyre në betejën për drejtësi dhe do ta mbrojnë me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së.
“Deri në kthimin e tyre të lirë në atdhe”, ka shkruar Çitaku.



