Komuna e Skenderajt dhe “Help Kosovo” përkrahin 22 biznese të vogla

14 korrik 2020 | 14:40

Njëzetë e dy (22) qytetarë të komunës së Skenderajt kanë nënshkruar kontratat e tyre me komunën e Skenderajt dhe organizatën “Help Kosovo”, për përfitimin e granteve në vlerë deri 2 000 euro për secilin përfitues. Organizata “Help Kosovo”, përfituesve do t’ua mbulojë shpenzimet për sigurimin e mjeteve që atyre u nevojiten për të realizuar idetë e tyre biznesore apo për të zgjeruar biznesin e tyre.

Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, duke falënderuar organizatën “Help Kosovo” për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë qytetarëve të Skenderajt, i uroj përfituesit e granteve duke shpresuar bizneset e tyre të kenë rritje dhe kështu të punojnë edhe të rinj të tjerë. “Urime të gjithë përfituesve, shpresoj që herën tjetër të takohemi tek bizneset e juaja, duke i parë ato se sa shume janë zgjeruar, kanë ecur përpara si rezultat i këtyre garantëve dhe përkushtimit tuaj”, ka thënë Jashari.

Ndërsa drejtoresha e kësaj organizate, Shqipe Breznica, ka shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Jashari dhe drejtoreshës së Zhvillimit Ekonomik, Sanije Hoxha, për bashkëpunimin e dhënë gjatë kësaj periudhe. “Urime të gjithë juve që keni fituar, ne si qëllim kemi krijimin e vendeve të reja të punës, në mënyrë që kështu ta mbajmë stabilitetin socioekonomik të vendit. Dua ta falënderoj shumë kryetarin, sepse pa kryetarin dhe drejtoreshën Sanije Hoxha, ky projekt nuk do të ishte realizuar”, ka thënë Breznica.

Edhe fituesit e këtij projekti janë shprehur entuziast për realizimin e ideve të tyre të biznesit, me ç’rast kanë shprehur falënderime ndaj kryetarit Jasharit dhe “Help Kosovo”, për mbështetjen e dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Tiranë është duke u interesuar për transferimin e…