Komuna e Skenderajt dhe “Up to Youth” me marrëveshje për mbështetjen e të rinjve

15 qershor 2020 | 15:47

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt,  Nuredin Lushtaku së bashku me Drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Abdyl Ymeri, kanë pritur në takim drejtorin e projektit “Up to Youth”, Daniel Cruz, me të cilin kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Up to Youth” në Skenderaj.

Në kuadër të këtij marrëveshjeje do të realizohet një projekt pesëvjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), i cili ka për qëllim përfshirjen e rinisë, duke i mobilizuar dhe angazhuar ata për të bërë ndryshime të caktuara, raporton “Epoka e re”.

Pjesë e këtij programi do të jenë të rinjtë e moshave 15-24 vjeçare, të cilët do të ndahen në dy grupe të moshave 15-18 dhe 18-24 vjeçare, duke zhvilluar aktivitete të caktuara për këto mosha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Iker Casillas kishte njoftuar gjatë shkurtit se kishte vendosur të…