Komuna e Skënderajt hyn në zonën e kuqe (Dokument)

27 nëntor 2020 | 19:35

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia Covid-19 në Komunën e Skënderajt.

Në dokumentin që ka siguruar “Scanner”, komuna e Skenderajt tashmë konsiderohet si komunë me rrezikshmëri të lartë dhe hyn në zonën e kuqe.

“Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00-05:00, përveç nevojave emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme”, thuhet në vendimin e tyre.

Më poshtë i gjeni të gjitha masat e miratuara nga data e sotme:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gresa Behluli ka publikuar projektin më të ri muzikor. Këngëtarja…