Gresa Behluli sjell versionin e ripërpunuar të këngës “Çohu Rexho”

27 nëntor 2020 | 19:26

Gresa Behluli ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Këngëtarja këtë herë ka sjellur versionin e ripërpunuar të këngës “Çohu Rexho”.

Në një postimi në “Instagram”, Gresa u shpreh se kjo është ndër këngët e saj të preferuar.

Ajo tha se këtë këngë e kishte dëgjuar për herë të parë nga Nexhmije Pagarusha, e pastaj edhe nga nëna e saj, Shkurte Fejza, gjë që e shtyri ta realizojë edhe në versionin e saj.

“Çou Rexho” ndër kenget e mija të preferuara që paraqet një histori të dhmbshme…Për herë të parë e kam ndëgju nga kengetarja e madhe Nexhmije Pagarusha pastaj kam pas rastin me ndegju shume here Live në koncerte të ndryshme edhe nga nëna ime Shkurte Fejza kështu vendosa me risjell të përpunuar në stilin tim…Shpresoj ta pelqeni!“, shkruan Gresa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistja e shoqërisë civile dhe juriste e të drejtës së…