Flutura Kusari lavdëron punën e administratës së Kuvendit të Kosovës

27 nëntor 2020 | 19:10

Aktivistja e shoqërisë civile dhe juriste e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka lavdëruar punën e administratës së Kuvendit të Kosovës, pasi Ekonomia Online ka gabuar pa qëllim duke transmetuar “live” fushatën e PDK-së për kryetar të komunës së Podujevës. “Reputacioni i mirë i Kuvendit nuk prishet me një gabim teknik dhe të paqëllimshëm”, ka shkruar Kusari në llogarinë e saj në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës është një ndër institucionet më transparente në vend, falë edhe mediumit Ekonomia Online. Tashmë është e mundur me i ndjekë të gjitha mbledhjet e komisioneve live, nga dhoma e laptopi, me kafe n’dorë, dhe me i monitoru deputetët. Shkëputja e kontratës me ta do të minonte seriozisht transparencën e Kuvendit dhe do të ishte masë joproporcionale. Kërkimfalja e tyre për transmetimin e fushatës së PDK-së duhet të pranohet. Reputacioni i mirë i Kuvendit nuk prishet me një gabim teknik dhe të paqëllimshëm. Shpresoj që Vjosa Osmani -e cila e ka rritë transparencën e Kuvendit e besa tash edhe të zyrës së Presidentes – nuk do ta penalizojë joproporcionalisht Ekonomia Online dhe do ta lejojë që javën tjetër ta vazhdojnë punën. Puna e komisioneve -sidomos e atyre që janë duke ndërmarrë hetime parlamentare- duhet të vazhdojë të transmetohet live.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Prishtinës, Behar Maliqi, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e…