Komuna e Skenderajt organizon takim informues për legalizimin e ndërtimeve

07 shkurt 2020 | 11:25

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se më 11 shkurt do ta mbajë një takim informues me qytetarët e kësaj komune për çështjen e legalizimeve të ndërtimeve.

“Të dashur qytetarë të Skenderajt, me qëllim të informimit tuaj në lidhje me procedurat për legalizimin e ndërtimeve tuaja, shtëpive dhe ndërtesave, Komuna e Skenderajt do ta mbajë takimin e parë me qytetarë, më datën 11. 02. 2020, duke filluar nga ora 13:30, në sallën e Kuvendit Komunal. Me ligjin e trajtimit të ndërtimeve pa leje do të trajtohen të gjitha ndërtimet e ndërtuara deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji më 05. 09. 2018. Taksa për legalizimin e ndërtimit është shumë e lirë, 1 euro për m2 për kategorinë 1 (shtëpi) dhe 2 euro për m2 për kategorinë 2 (ndërtesa). Ndërtimi juaj pas legalizimit nuk rrezikon të rrënohet!”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se më 11 shkurt do…