Komuna e Skenderajt pranon donacion disa kamionë  për njësitin e zjarrfikësve

19 nëntor 2019 | 14:25

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë vizitës në Shtutgart të Gjermanisë, në një ceremoni zyrtare të organizuar në këtë shtet, ka pranuar donacion-kamionë me elemente përcjellëse të destinuar për nevojat e njësisë së zjarrfikësve të kësaj komune.

Me këtë rast, Jashari ka thënë se ky donacion do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së qytetit duke ndikuar në përmirësimin e kushteve për njësinë e zjarrfikësve në Skenderaj.

“Gjatë vizitës në Shtutgart të Gjermanisë isha i nderuar të pranojë donacion-kamionë me elemente përcjellëse për nevoja të zjarrfikësve të komunës sonë, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së qytetit tonë. Për çka e falënderoj këshilltaren e shtetit znj. Gisela Erler, sekretarin z. Wilfried Klenk dhe kryetarët e komunave, Dornstadt z. Braig, Westerheim z. Walz dhe Oberstenfeld z. Kleemann, të cilët dhuruan këtë donacion shumë të nevojshëm për zjarrfikësit tanë. Po ashtu, një falënderim për konsullin Lladrovci, falënderim i veçantë edhe për konsullin Besnik Miftaraj, i cili ishte organizatorë i kësaj ngjarje, si dhe falënderime për konsullatën tonë në Stuttgart, diplomatët tonë, të cilët janë shumë aktiv dhe po krijojnë ura bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe vendit ku veprojnë”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 600 nxënës nga Komuna e Deçanit kanë marrë pjesë…