Komuna e Vushtrrisë do t’i ndajë 150 deri në 350 euro për të prekurit nga Covidi

07 dhjetor 2020 | 12:56

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë ka marrë vendim që të ndajë nga 150 euro deri në 350 për të prekurit e kësaj komune me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije Dega e PDK-së në këtë komunë, duke shtuar se edhe familjeve të të vdekurve si pasojë e Covid-19 do t’ju ndahen mjete.

“Me iniciativën e asamblistit tonë Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me Covid-19 sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga Covid-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro. Gjithashtu dhe familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e Covid-19 do të mbështeten në këtë shumë”, ka njoftuar Dega e PDK-së.

Ky është postimi i plotë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker do…