Komuna e Vushtrrisë e bllokon me pagesa KRM “Uniteti”, rrezikohen rrogat e punëtorëve

20 qershor 2019 | 16:15

Kompania Rajonale për Menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Mitrovicës “Uniteti”,  gjendet në vështirësi të mëdha financiare, pasi që xhirollogaritë bankare i ka të bllokuara si pasojë e vendimeve të gjykatave përmes të cilave operatorëve ekonomik (kreditorët) po duan t’i realizojnë të drejtat e tyre, përkatësisht po e bëjnë inkasimin e borxheve që menaxhmeti i kaluar i kompanisë i ka krijuar.

Për ta kaluar këtë situatë në të cilën gjendet KRM “Uniteti”, duhet që në afat sa më të shkurtër Komuna e Vushtrrisë t’i kryej obligimet financiare që i ka ndaj kompanisë në vlerë prej 117 mijë euro të krijuara për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2019, shkruan “Ballkaninfo”.

Pra, nëse komuna e Vushtrrisë si borxhliu më i madh i vitit 2019 ndaj KRM “Unitetit” nuk i kryen obligimet financiare, atëherë kompania nuk do të mund të funksionoj dhe rrogat për muajin qershor rrezikohen seriozisht të mos mund të ekzekutohen, çka do të kishte për pasojë edhe mos kryerjen e shërbimeve, thuhet në reagimin e KRM “Uniteti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid, nuk ka arritur të…