Komuna ndanë 4 milionë euro për ndërtimin e “Rrugës A”

21 shtator 14:16

Kuvendi Komunal i Prishtinë sot miratoi Buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2023 në vlerë 105 milion e 675, 981 €.

Në mesin e shumë projekteve që pritet të realizohen është edhe ndërtimi i “Rrugës A”.

Për vitin e ardhshëm komuna ndau 4 milionë euro, 3 milionë nga granti i përgjithshëm ndërsa 1 milion nga burimet vetanake, raporton indeksonline.

Projekti do të realizohet nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

“Rruga A” do të jetë me tri korsi: një të veçantë për autobusë dhe dy për vetura dhe do të shoqërohet me shteg të biçikletave dhe trotuar.

Kjo rrugë do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut të Prishtinës së Re, ku ndërtimi i segmentit të LOT I do të kushtojë rreth 8 milionë euro.

LOT I, do të përfshijë segmentin nga Veterniku deri të vazhdimi i “Rrugës B”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në hyrje të gati secilës klinikë të Qendrës Klinike Universitare…