Komuna shpërndan 70 mëshqerra për fermerët llapjanë

23 qershor 2021 | 14:00

Komuna e Podujevë, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZhR) ka finalizuar projektin për mbështetjen e blegtorëve llapjanë me 70 krerë mëshqerra.

Sipas kësaj komune, të mërkurën ka përfunduar edhe faza e dytë e këtij projekti, ku është bërë shpërndarja e mëshqerrave për 28 fermerët e fundit.

Me këtë rast, drejtori i DBPZhR-së, Vigan Salihu, ka thënë se mbështetja për sektorin e blegtorisë është prioritet për këtë drejtori.

“Blegtoria është prioritet për ne si drejtori. Në kuadër të këtij projekti nga një mëshqerrë e kanë përfituar 70 blegtorë dhe sot ka përfunduar edhe procesi i shpërndarjes së tyre. Mbështetje ndaj këtij sektori do të vazhdojë, nga buxheti i komunës, por edhe në bashkëpunim me donatorë” ka thënë drejtori Salihu

Ky projekt është realizuar nga DBPZhR-ja, me bashkëfinancim edhe nga fermerët përfitues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica tashmë është lojtar i Norwich City, ku klubi…