Komuna Skenderajt dhe “Qatar Charity mbështesin familjet në nevojë

27 tetor 2020 | 15:51

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizatën ”Qatar Charity”, kanë shpërndarë grante për fermerët e Skenderajt.

Në kuadër të këtyre granteve janë përfshirë gjashtë multikultivatorë dhe një kositëse bari për shtatë familje në nevojë të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në emër të qytetarëve të Skenderajt, ka shprehur mirënjohje për organizatën Qatar Charity”, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi për qytetarët e komunës.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sokol Sallahu ka falënderuar organizatën për bashkëpunimin si dhe ka përgëzuar fermerët përfitues, duke i uruar që të arrijnë suksese në angazhimet e tyre rreth bujqësisë.

Këto grante të shpërndara janë në kuadër të memorandum bashkëpunimit, të nënshkruar nga Kryetari Jashari dhe drejtori i organizatës Mahmoud Abbas Shaker, përmes të cilit janë ndihmuar familjet në kushte të renda ekonomike, me ndarjen e 50 granteve në vlerë totale prej 75.000.00 euro.

Nga ky memorandumi, komuna në bashkëpunim me organizatën, kanë dhuruar 23 sera bujqësore, 20 shoqëri bletësh, 6 multikultivatorë dhe një kosë, ku si qëllim kryesor është fuqizimi i ekonomik i familjeve në nevojë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe dhomat e Specializuara me…