Komunat ndajnë banesa për kategori josociale

09 tetor 2018 | 16:58

Një raport i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) ka nxjerrë në pah keqpërdorime të shumta rreth ndarjes së banesave komunale për raste sociale.

Në raportin e Auditorit thuhet se në Komunën e Ferizajt nga 52 përfitues vetëm 7 (shtatë) janë identifikuar të jenë në mesin e kategorisë sociale. Po ashtu nga kontratat ekzistuese për banim social në Komunën e Prishtinës ZKA-ja ka vërejtur se nga 98 përfitues vetëm 48 ishin nga kategoria sociale, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të Programeve të Veçanta për Banim (PVB) social nëpër komunat e Kosovës. Sipas Auditorit, shumica e komunave kanë aplikuar kritere shtesë e të cilat mund të kenë lënë shumë qytetarë në situatë të vështirë socio-ekonomike, pa ndihmë për banim, përderisa disa kategori të tjera sociale kanë përfituar banim nga institucionet publike, edhe pse duke u bazuar në ligjet në fuqi ata nuk e gëzojnë të drejtën e një përfitimi të tillë.

“Në një ftesë për aplikim në Komunën e Ferizajt nga 52 përfitues vetëm 7 (shtatë) janë identifikuar të jenë në mesin e kategorisë sociale. Numri në listën e pritjes nëse marrim parasysh kërkesat e pranuara në PVB-të në Ferizaj në vitin 2017 ishte 218. Komuna e Ferizajt nuk ka ndarë buxhet për këtë qëllim për vitet në vijim. Nga kontratat ekzistuese për banim social në Komunën e Prishtinës kemi vërejtur se nga 98 përfitues vetëm 48 ishin nga kategoria sociale. Përveç këtij numri, në vitin 2016 dhe 2017 Komuna e Prishtinës ka shpallur një ftesë për aplikime për fondin e saj të 100 banesave në dispozicion, të ndërtuara rishtazi. Me këtë rast ka dhënë në shfrytëzim 50 kontrata për raste sociale nga 331 aplikantë dhe 50 kontrata të tjera për grupet e tjera sociale, si veteranët e familjet e dëshmorëve, nga 129 kërkesa të kategorive të tjera”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Drenoc të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi…